Ministrja Bajrami mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me Shoqatën e miqësisë Austri-Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë, ku morën pjesë anëtarë të Parlamentit Federal të Austrisë, të Senatit, përfaqësues të shumtë të bizneseve etj.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e sektorit privat dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, si gjeneruesit kryesorë të krijimit të vendeve të punës në vendin tonë. Ajo tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon pa ndërprerë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, meqë kjo është mënyra më e mirë e tërheqjes së sa më shumë investimeve të huaja në vendin tonë.

Po ashtu, ministrja përmendi edhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në e cila, përveç faktit se ua mundëson produkteve kosovare të depërtojnë në BE pa barriera, e integron Kosovën në një hapësirë afariste atraktive për investitorët e huaj.

Ajo i ftoi bizneset austriake që të investojnë në Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë mbështetjen e plotë institucionale për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik me Austrinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …