Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për Televizionin Dukagjini, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit pas zgjedhor në Kosovë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo deklaroi se NATO nuk ndërhyn në politikën e brendshme, por pret formimin e një qeverie funksionale dhe përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin e cilësoi si thelbësor për stabilitetin rajonal. Radmilla Shekerinska rikujtoi se NATO ka rritur praninë e trupave të KFOR-it si përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit, përfshirë sulmin terrorist në Banjskës. Ajo theksoi gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO varet nga progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. NATO mbetet e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e dialogut politik.
