leoni

Ragip Gjoshi: Urim i pazakontë për 28 Nëntorin

Të dashur bashkëluftetarë,
Nëntori është muaji që shënon disa vendime e festa me peshë të mëdha kombëtare!
Në historinë më të re është ditë që nuk ka se si të mos kujtojmë kontributin e bashkëluftëtarëvet në drejtimin e UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës dhe se si mos të kujtojmë mbajtjen tyre të padrejtë prapa grilave,për më tepër se dy vite!
Me rastin e Festës së madhe të kombit-28 Nëntorit, është rast i mirë ta rikthejmë për pak qaste prapa kujtesën tonë historike…Filluar nga pushkët e para të Adem Jasharit e të jasharajve tjerë, rëniet heroike të heronjëve të kombit,plagët e invalidëve e guximin e trimërinë tuaj të veheni në ballë të formacioneve politike e ushtarake të dalëzotësve të Atdheut! Kjo ditë që shënon Kthesat më të mëdha të historisë, është rast i mirë për të kujtuar guximin, trimërinë,heroizmin ,krenarinë e sakrificën, angazhimin dhe kontributin e  luftëtarëve të të gjithë brezave,në veçanti të pjestarëve të UÇK-së, veteranëve për e dëshmorëve të kombit për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Është kjo një ditë e shënuar në historinë e shqiptarëve rikujton udhën e vështirë të lirisë: përballjën e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ditë e cila do të merret edhe si fillim i rezistencës së armatosur e UÇK-së.
SOT U DËSHMUA SE KJO  NUK ËSHTË GJYKATË E KOSOVËS…!
Shënimi i Ditës së 28 Nëntorit në këtë vit, si dhe tre nëntor të tjerë, është shumë më ndryshe nga vitet tjera…Ne po shënojmë këtë ditë të lavdisë e krenarisë së dalëzotësve të vendit, por, pa themeluesit, drejtuesit dhe prijësit e UÇK-së…Shumë besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve: Hashim Thaçit,Kadri Veseli,Jakup Krasniqi,Rexhep Selimi,Salih Mustafa,Pjetër Shala, Nasim Haradinaj e të tjerët!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovēs,janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë- sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!
Kjo ditë është e rëndësishme,por dhe është rast që të gjithë çlirimtarët, të bashkohen sikur dikur në ditët e sakrificës e të trimërisë ,duke u solidarizuar me liribërsit dhe shtetndërtuesit!
Çuditërisht, Gjykatën Speciale, edhe sot kur të gjithë shqiptarët po festojnë, atje po mban seancë! Kur në Kosovë është ditë feste për lirinë,atje po gjykohet liria!
Një veprim i tillë  është i turpshëm dhe është një dëshmi se , kjo nuk është gjykatë e Kosovës.
 Turp i shekullit!…
GJYKATA SPECIALE MBANË PENG FINALIZIMIN E LIRISË DHE SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Janë  mbushur më shumë se tri vite që ish-Presidenti Hashim Thaçi ,ish-kryeparlmentarët Kadri Veseli e Jakup Krsniqi,dhe ish shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi po mbahen të arrestuar në Hagë,në një proces të pakuptimtë dhe me insinuata të fabrikuara në kuzhinat e Beogradit!Ata u arrestuan dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit tepër padrejtësisht. Në Hagë tri vite pa atakuzë e pa asnjë argument,në një Gjykatë absurde,tërësisht politike dhe të pashembulltë e skandaloze po mbahen njerëzit më meritor për lirinë e Kosovës.
Këtë” institucion” absurd, kinse i Kosovës (që asgjë të Kosovës nuk ka veç disa dëshmitarëve të fabrikuar!)…këtë Gjykatë që në tekstet në gjuhën gjermane përkufizohet si Gjykata e posaçme e OKB-së. në tekstet në gjuhën angleze përdoret Gjykata e krimeve të luftës. Ndërkaq,faqja e internetit e vetë Gjykatës përdor në shqip togfjalëshin “Dhomat e Specializuara” dhe “Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
Në këtë Gjykatë tërsisht politike, tash një vit mbahen padrejtësisht veteranët e UÇK-së….Atje pretendohet dhe hedhen akuza ndaj këtyre liribërësve, për gjoja “…për afër 100 vrasje të  pretenduara gjatë dhe pas luftës në Kosovë!” Në aktakuzë thuhet se “krimet u kryen në disa vende në Kosovë dhe në Kukës e Cahan në Shqipërinë Veriore” dhe se këto “krime”, u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.”Këto dhe akuza për “trafikim me organe njerëzore” u treten tok me Raportin e Dick Marty-t!
Dick Marty në këtë “marifetin” e tij shprehte siguri për: Shtëpinë e verdhë në Burrel dhe trumbetonte se gjoja ajo ka shërbyer për UÇK-në si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandë me organe njerëzish. ..!Ai pohonte gënjeshtra të filmave të trishtë , se gjoja “viktimat kanë qenë serbë dhe romë.”( Raportit të tij -Pikat 1-20, Faqe 1-4) .Përfundimi i Marty-t ishte se gjoja se të gjithë përpiqen të fshehin krimin. E ku treti ky “Raporti” që askund në Aktakuzë nuk përmendet“ …trafikimi me organe.” E tash ky mercenar i “drejtësisë” po ankohet se do ta vrasë sigurimi serb! Vlenë të përmendet dhe falenderohet kryeministri i shqipërisë E.Rama për paraqitejet e tij brilante në OKB dhe KE…!
Këta çlirimtarë e veteran atje mbahen peng, me akuza tërsisht politike, me akuza të shpifura e të fabrikuara në Beograd…Janë këto arrestime politike…Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves ishte e shenjtë dhe e pa shmangshme …. Lufta kundër Serbëve ishte legjitime dhe e drejtë këtë e kanë dokumentuar e vulosur edhe miqët tanë nga SHBA, NATO, BE dhe gjithë bota demokratike…Janë këta bijtë të dëshmuar të kombit, të dalë nga gjiri i popullit që bënë historinë,që shkruan historinë dhe hynë vetë në histori…
Sonte ,nga Drenica ua uroj të gjitha festat e Nëntorit…!Urojmë që këta burrshtetas festat e ardhshme t’i gjejnë të lirë përkrah çlirimtarëve në Kosovë! Ata i duhen Kosovës!
“FAKTE “TË AKTAKUZËS TË HARTUARA ME GJUHËN E GJYKATAVE SERBE DHE ME GJUHËN E CARLA DEL PONTE-s E DICK MARTY-T…! _______________________________________
“Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin…”! –pati deklaruar Presidenti Bill Klinton më 12 prill 1999
______________________________________
Tashmë ështe e dokumentuar se kush janë kriminelët e kush viktimat? Mirëpo,sipas Aktakuzës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, kundër kreut të UÇK-së, thuhet se “UÇK-ja kishte 63 burgje!!!” (siç lexohet në aktakuzë) …Sikur të ishte kështu, UÇK-së nuk do t’i mjaftonin 19.800 pjestarët e saj (sa llogaritet të kenë qenë realisht pjestarë të UÇK-së) për të qenë si roje burgu, për të ruajtur këto burgje (Kush do ta besonte) …!!!!
Sipas shënimeve, tashmë të verifikuara, të njohura edhe për administratën ndërkombëtare, shteti kriminal i Serbisë, deri në fundin e luftës, në Kosovë solli rreth 165.000 trupa (ushtarë, policë, por edhe paramilitarë që komandoheshin nga një qendër shtetërore) të cilët mbi shqiptarët e Kosovës bënë gjenocid,të gjithë këta kriminelë të padënuar! Ta vranë mbi 1400 fëmijë,vranë pleq ,gra e civilë të paarmatosur…! Ata dogjën e poqën Kosovën…dhe askush prapa  drynave e para drejtësisë!
KRIMI I ORGANIZUAR SHTETËROR I SERBISË ME PLOT GJURMË – CEP MË CEP KOSOVËS…
Po ua rikujtoj drejtuesëve të Gjykatës Speciale,dhe gjithë kancelarive të shteteve demokratikse,se në Kosovë gjatë vitit 1998-1999:
• U vranë mbi 15 mijë civilë shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra,1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur.
• Shumica nga këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive;
• U dhunuan 20.400 femra shqiptare;
• U dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme;
• U dogjën 358 shkolla;
• U dogjën 71 zyra institucionesh;
• U dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore;
• U dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe);
• U dogjën Arkivi i Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV;
• U dogjën 5 kisha katolike;
• U dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse;
• Kriminelët therrën, plaaçkitën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë pune dhe dore) etj.
Sipas një Raport të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur,të hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr.Mark Skinner, thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë gjetur 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi dhe espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Këtyre viktimave dyshohet se u janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë. Ky është vetëm një rast e sa të tjera ,tashmë janë të njohura…
Ka plot dëshmitarë të gjallë, por edhe të tillë që po vdesin përditë, që e kanë pare me sy tmerrin e vdekjen…Ata mund të dëshmojnë për vritesjet dhe digien për së gjalli të prindërve, vëllezërve dhe për përdhunimin e nënave dhe motrave dhe kur shqiptarët hynë në luftë për vetëmbrojtje?! Mbrojtja e civilëve, këtyre viktimave është krimi i UÇK-së kundër njerëzimit…”Krimi” i UÇK-së është fakti se luftëtarët e lirisë nuk lejuan që serbët të zhduknin krejtësisht shqiptarët e Kosovë!? “Krimi” i fundshekullit XX është se UÇK-ja dhe as NATO-s, nuk ndali luftën e as bombardimet edhepse për këtë bënte thirrje dikush!
Nuk mund të rishkruhet historia! Kjo është frymë sipas të cilës historianët tanë do të duhej ta shkruajnë Historinë më të re të Kosovës…Atëbotë ju bëhej thirrje luftëtarëve të lirisë nga qarqe politike shqiptare, të heqin dorë nga armët kundër pushtuesit serb. Nga shqiptarët e Kosovës kërkohej të hiqej dorë nga dashuria për atdheun dhe kombin… Por,NATO-ja në vuri në shënjestër caqet e ushtrisë e policisë serbe e në tokë, kjo aleancë kishte këmbësorinë e saj, UÇK-në e cila nuk lejonte spastrimin etnik…
Epo,po nisëm shfletimin kronologjik gë një shteti kriminal,viktimat do të dilnin miljonëshe…dhe kriminelët,asnjëherë,nuk u denuan…!
Bashkëluftëtarë të dashur, Urime Dita e 28 Nëntorit- kjo ditë e shenjtë, shënon Ditët e Lavdisë dhe Ditët e Krenarisë sonë kombëtare …!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të të gjitha kohërave të rënë në udhën e lirisë !
Lavdi e përjetshme luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ne të gjithë kudo që jami, në të gjitha pjesët e Shqipërisë Natyrale të copëtuar dhe në diasporë që ju mbështetëm në ditë të vështira,njëzëri bëjmë thirrje :
Gëzuar Festat e Nëntorit,Ju bashkëluftëtarë!
Liri për çlirimtarët!
Drenicë, më 28 nëntor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …