Lul Raka

Raka: Është reale edhe rinisja e procesit mësimor, por kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë

Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme. Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar. Ai ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor. “Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit të nxënësve në shkolla. Besoj që edhe në këtë fushë do të ketë lëvizje pozitive. Kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Të mbahet distanca dhe maska në vende të mbipopulluara. Duhet të shmanget qëndrimi në vende të mbyllura. Procesi qysh ka qenë më 12 mars nuk mund të kthehet, por tashmë ka përgatitje që të kthehet pjesërisht mësimi dhe fëmijët të kthehen në shkolla”, është shprehur ai, Raka ka thënë se grumbullimet duhet të evitohen maksimalisht të cilësdo natyrë qofshin ato

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …