Lista Serbe nuk do të shkojë në konsultimet e nesërme të thirrura nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, shkruan “Tanjug”. “Si kryetar i Listës Serbe i falënderoj për ftesën për të marr pjesë në bisedime, por duhet të ju njoftoj që Lista Serbe nuk do të shkojë në këtë takim”, ka thënë Rakiqi. Ai ka thënë se bisedimet se cilin koalicion do ta përkrahin do të realizohen në Beograd. “Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, ka theksuar Rakiqi. Në takimin e nesërm nuk do të marrin pjesë as Vetëvendosje dhe LAA.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Gashi: Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së mbajtur …