Rama ngushëllon familjen e policit të vrarë në Lazarat

Kryeministri,
Edi Rama ka vizituar Spitalin e Traumës ku ndodhen dy efektivët e forcave
RENEA, që u plagosën gjatë shkëmbimeve të zjarrit në mëngjesin e sotëm në Lazarat.
Për kreun e Qeverisë shqiptare, sot “është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit si dhe
për çdo shqiptar”. Duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë,
kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur edhe akuzave të Partisë Demokratike.
Sipas tij, “ata për faqen e tyre të zezë, edhe në këtë moment që policia është
në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë
llogari policisë”. Vlen të kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale me 21
qershor, banorët e Lazaratit, përfshirë edhe banditët e drogës, votuan
masivisht për Partinë Demokratike, meqë kjo e fundit u ka dhënë gjithherë mbështetje
të pakursyer politike. Edhe gjatë aksionit të vitit të kaluar kur Policia e
Shtetit arriti për herë të parë të depërtojë në këtë fshat të kultivimit të
narkotikëve, partia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës u ka shprehur mbështetje kriminelëve
e narko-trafikantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …