Rama: Pse PD-ja nuk është në tryezën e komisionit për të votuar draftin e miratuar nga Komisioni i Venecias?

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha me një pyetje: qëndrimin e tij për reformën në drejtësi. Rama tha se Berisha e pengon reformën në drejtësi pasi gjykatat bëjnë shërbime për të dhe familjen e tij. “Prapë unë kam pyetjen e mërzitshme: Reformën në drejtësi, do ta lësh apo nuk do ta lësh PD-në ta votojë? Më shiko në sy dhe më thuaj: Pse nuk thua asnjë fjalë për reformën në drejtësi. Pse PD-ja nuk është në tryezën e komisionit për të votuar draftin e miratuar nga Komisioni i Venecias?”. Duke iu referuar akuzave të PD-së për pajisjen e përgjimit, Rama tha se ish-kryeministri nuk flet mbi bazën e informacioneve të konfirmuara. “Besoj unë që me të mbaruar hetimin Prokuroria për mjetin e përgjimit, edhe për të prapë në gjuhë të huaj do ta lexosh dokumentin. Unë thashë bazuar mbi dokument, ti bazuar mbi mrrokullën që ke në dorë. Nuk ka asgjë origjinale në duart e Saliut, është vetëm Saliu origjinal. Gjithçka tjetër në duart e tua nuk është origjinale”, tha Rama. “Vetëm gënjeni, vetëm shpifni dhe vetëm baltosni. Vetëm një propozim kemi bërë ne për ligjin e dekriminalizimit. E kemi kërkuar ne përfshirjen në ligj të gjitha administratës publike dhe shtetërore. Përpjekjet tuaja për ta kriminalizuar PS-në janë përpjekje të dëshpëruara. Shqiptarët nuk kanë nevojë për ndihmën tonë për të kuptuar se cila është e vërteta”, tha Rama. (Shekulli)

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …