Rrahman Rama

Rama: Qytetarët e Shqipërisë për momentin më së shumti kanë nevojë për shtrojë e mbulojë

Duke folur për ndihmat që po dërgohen dhe nevojat më urgjente të qytetarëve të Shqipërisë, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që mos të grumbullojnë ndihma ushqimore, sepse vetëm mund të prishen ato dhe nuk kanë nevojë për momentin, por ky është mesazh edhe i shtetit shqiptar, edhe i autoriteteve shqiptare, por edhe i ushtrisë shqiptare. Ai ka shtuar më tutje se qytetarët që pësuan nga tërmeti tani më së shumti kanë nevojë për strehim, për tenda, kanë nevojë për batanije dhe për krevate fushore. Ndërsa duke folur për angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ai ka thënë se ata gjatë punës kanë treguar disiplinë, angazhim, motivim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Vlerësimet pozitive për punën e tyre i kemi që nga autoritetet më të larta shqiptare, duke filluar nga presidenti, kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë. Po ashtu, vlerësime të larta kemi marrë edhe prej qytetarëve shqiptarë, sepse pjesëtarët tanë detyrat i kanë kryer me përkushtim të madh dhe me profesionalizëm të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …