Rama

Rama vlerësoi rolin që Amerika ka luajtur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, në nisje të vizitës në SHBA është takuar me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasion. Gjatë takimit me kryebashkiakun e Nju Jorkut kryeministri Rama ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Shqipërisë dhe SHBA. Ai po ashtu ka vlerësuar rolin që SHBA-ja ka luajtur në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, e ka përgëzuar kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra. Po ashtu ai e ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në Nju Jork. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Nju Jork, derisa hynte në Muzeun Hebre, ku është zhvilluar e ceremonia e takimit të tij me diasporën shqiptare në SHBA. Në fillim të aktivitetit, ajo që ra në sy ishte një grup ambientalistësh shqiptarë dhe amerikanë, të cilët e kishin menduar ndryshe pritjen e kryeministrit të Shqipërisë, duke protestuar me pankarta në duar “Edi Rama no hydropower in Valbona”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …