Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Rama Vuçiqit: Trepça është në shpirtin e Kosovës, nuk mund ta importoni në Serbi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë qëndrimit  në Beograd ka folur edhe për minierën Trepça. Ai me këtë rast  u shpreh se “nuk duhet harruar që po flasim për njerëzit e jo për historinë, çfarë dëshiron patriarku juaj. Trepça është në shpirtin e Kosovës, çfarë doni të bëni? Ta importoni?, ka pyetur në vazhdim kryeministri shqiptar. Ajo u takon qytetarëve të Kosovës, shqiptarë apo serbë.  Nuk duhet politizuar sepse është për zhvillim ekonomik. Si duam te lëvizim para, i kuptoj argumentet, por nëse dikush e kalon dhjetë here kufirin, si mund të arrestohet. T’i bëjmë njerëzit të lumtur, t’i bëjmë serbët e veriut të Kosovës të lumtur, sikurse edhe shqiptarët në jug të Serbisë. Nuk brengosem se çka thonë njerëzit, do të vazhdojë të vij, në Beograd. Kur erdha në fillim më trajtuan si hero, tani si tradhtar. Pas shekujsh ndarjesh nga lumenj gjaku, ne jemi këtu, ka përfunduar Rama, por pa saktësuar se gjaku i kujt është derdhur rrëke gjatë shekujve në mbrojtje të pronave të  qenies dhe identitetit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …