Brickos

Ramiz Krasniqi: E kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë ligjin që KPMM të de funksionalizohet

Ramiz Krasniqi: E kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë ligjin që KPMM të de funksionalizohet

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka organizuar tryezë për të debatuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëje me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Drejtori i KPMM së, Ramiz Krasniqi e ka shpallur të hapur debatin. Ne si KPMM e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë këtë ligj.

Në fjalën hyrëse kryesuesi i KPMM Musa Shabani tregoi se qëllimi i debatit është kundërshtimi i ynë për shkrirjen e KPMM në SHGJK. Kryesuesi paraqiti historikun e KPMM, dhe tregoi se aktualisht është në amandamentimin e ligjit për miniera dhe minerale që është në lexim të dytë në kuvend, dhe ne me këtë rast presim pozitivistet. Projektligjin që e kemi marr nga MAP, bie në kundërshtim me standardet minerare dhe shkel parimet e miratuara në Kuvend. Mosnjohja e funksionimit minerar nga hartuesi i këtij projektligji e prek edhe Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, i cili duhet të jetë i veçantë. Ligji për agjencitë e pavarura e parashikon që agjencitë që kanë mbi 50 punëtor nuk lejohet të defunksionalizohen. Këtë ligj e kundërshtojmë plotësisht sepse bie në kundërshtim të plotë . Puna e KPMM ka ndikuar edhe në rritjen e punësimit në sektorin e minierave diku mbi 13 mijë punëtorë. Ne apelojmë që të mos bëhet de funksional KPMM . theksoi nder të tjera kryesuesi i KPMM Musa Shabani.

Skender Sallahu drejtor i departamentit të minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ndryshimet duhet të jenë në kuadër të racionalizimit. Ne nuk ishim të njoftuar për ta dhënë mendimin profesional. Janë shumë çështje që duhet të trajtohen në draft dokument. Kontrolli dhe licencimi mandej mund të jenë konflikt interesi. KPMM duhet të jetë institucion në vete.

Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës  Fidaim Sahiti ri theksoi edhe njëherë se këto dy institucione nuk duhet të shkrihen. ShGjK përkundër të arriturave duhet fuqizuar ende. Përgjegjësitë janë të ndara për këto dy institucione.

Naser Peci dekan i fakultetit të Gjeo shkencave në Mitrovice, potencon fakti se KPMM duhet të jetë një sektor i pavarur, dhe rregullator për miniera dhe minerare.

Profesor Shyqeri Kelmendi thekson se sektori minerar është shumë i ndjeshëm ndaj korrupsionit. Në të gjitha vendet e botës ky sektor është në dy shtylla sektori gjeologjik dhe minerar. Nëse situata ka ardhur deri aty ne duhet të jemi të ashpër nuk duhet asesi të lejojmë një inkorporim të tillë. KPMM pavarësisht si të rregullohet duhet të merret me licencim ngase është i pa zëvendësuar roli i saj  në këtë drejtim, sepse është krijuar një eksperiencë e jashtëzakonshme, pastaj inspektimi i minierave etj. Ata qe kanë punuar në ketë ligj nuk e njohin sa duhet sektorin theksoi profesor Kelmendi.

Prof. Tmava konsideroi se të gjitha këto institucione përkatëse duhet bisedojnë dhe të dalin me rekomandime gjegjëse. Ai  kritikoi qeverinë se me vite të tëra ato nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e KPMM.

Gani Maliqi profesor tha se Kosova është vend i minierave andaj ne nuk mund të krahasohemi me vendet tjera sepse modelet nuk mund të merren me shtete tjera të BE-së, ku nuk janë vend i minierave. Gabimi i parë ka ndodhur kur është hequr Ministria e  Energjisë dhe Minierave, e tash gabimi i dytë është duke ndodhur që KPMM të futet në kuadër të Ministrisë e aq më pak të shkrihet në ShGjK.

Në përfundim të diskutimit publik anëtar i bordit të KPMM-së , Kemajl Zeqiri para të pranishmëve lexoi konkluzat e ekspertëve që sot u diskutuan.

Projektligji është në fazën e parë, i cili ende nuk ka kaluar në qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …