Ramiz LUSHAJ: AKSIONI I MADH KOMBËTAR KULTUROR “LIBRA DHURATË PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS E NË MALIN E ZI" SHTRIHET EDHE NË POTERÇ TË EPËRM TË KLINËS SË KOSOVËS

Ramiz LUSHAJ: AKSIONI I MADH KOMBËTAR KULTUROR “LIBRA DHURATË PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS E NË MALIN E ZI” SHTRIHET EDHE NË POTERÇ TË EPËRM TË KLINËS SË KOSOVËS

Në Poterç të Epërm të komunës së Klinës, Rajoni i Pejës, Kosovë, përkujtohet 30-vjetori i hapjes së Bibliotekës së Parë Popullore dhe Shkollore në Kosovë, nga atdhetari, mësuesi, gazetari e studiuesi Maxhun SMAJLI, në shtëpinë e tij, asokohe kur regjimi serb i Milloshevicit bënte zbrazjen e bibliotekave nga libri shqip…
Maxhun SMAJLI i përket gjeneratës së parë të gazetarisë në Kosovë, ishte reporter i Luftës së Kosovës (duke raportuar për 147 fshatra të 11 komunave të Kosovës dhe i ka në arkivat e tij 1600 fotografi, 13 VHS kaseta, 240 minutshe, 32 minikaseta incizime tonike dhe 6 fletore me shenime nga Lufta), gazetari më i keqtrajtuar fizikisht në Kosovë (18 herë i keqtrajtuar, dy herë i hedhur për vdekje), ka katër libra e një film dokumentar, i cili me 26 korrik 1999 emigroi familjarisht për në Gjermani, sepse Kosova nuk i dha as Statusin e Veteranit të Luftës, sepse Kosova nuk mirëditi për ti ofruar njerëzit e meritave. Tani, edhe në Gjermani, ka hap Biblioteken Publike “Mark Krasniqi” në pronën e tij, bibliotekën e parë shqiptare publike në Diasporen Shqiptare në Botë, boton revistën “Marshi i Mërgimtarit”, është kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Gjermani.
Tani, anipse Biblioteka e Parë Popullore dhe Shkollore në Kosovë është e mbyllur, shtëpia e djegur, por mbi rrënojat e saj të mbetura po përkujtohet 30 vjetori i saj, me një Pllakë Përkujtimore, me disa kumtime nga personalitete, me pjesmarrje nga Klina me rrethina, Gjermania, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj. dhe, mbi të gjitha, pikërisht tek këto troje që mbartin histori lufte e kulture, do të dhurohen Libra Shqip për disa shkolla shqipe në Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Një delegacion i ardhur nga Gjermania, me disa personalitete të Mërgatës së atjeshme, dhe bashkvendas të Klinës e të tjerë, kanë grumbulluar fonde dhe i kanë blerë librat për fëmijë në qytetin e Pejës, nga klasat e para në të nënten, për ti dhuruar për fëmijët shkollarë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Mali i Zi e Maqedoni e Veriut, atë ditë në “Festen e Librit” në Poterç të Epërm të komunës së Klinës.
Anipse Biblioteka e Parë Popullore dhe Shkollore në Kosovë është e mbyllur, se rregjimi i Milloshevicit i djegi shtëpinë e librat, prapë se prapë, ajo funksionon në misionin e saj, duke dhuruar libra edhe për të Tjerët, jashtë e përtej Poterçmit të Epërm e Klinës, deri në Tetovë, Preshevë e Rozhajë…, sepse librat lindin libra, bibliotekat lindin bibliotekat, se vetëm librat mund ta rilindin Shqipërinë e Shqiptarinë, se vetëm librat mund ta ngrejnë lart e bashkojnë fort Kombin Shqiptar në Ballkan, Europë e Botë.
Në Poterçm të Epërm te Klinës po jepet prapë mesazhi i madh kombëtar se Shqiptarët duke iu ofruar Librit nuk mundet askush t’i largojnë nga Flamuri Kombëtar, duke dhuruar Libra dhurojnë Ardhmëri Kombëtare Shqiptare.
Rilindja më e madhe e Botës dhe e cdo Kombi mbi Tokë vjen nga Libri…!

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …