Brickos

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Agresioni rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është cituar të ketë  deklaruar se Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm në krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-së dhe Ukrainën dhe se nuk duhet bërë pre e provokimeve. Ai  tha se agresioni rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me këtë rast  kërkoi që me urgjencë të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan, të përfundojë Strategjia Nacionale e Mbrojtjes si dhe të procedohet në Kuvend, Ligji për Fondin për Mbrojtje, donacion për Ushtrinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …