leoni

Ramush Haradinaj: Ka ardhur ora e AAK-së për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Ramush Haradinaj: Ka ardhur ora e AAK-së për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Kryeministri njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhëm rinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në Pejë ka nënshkruar marrëveshjet për fillimin e zotimit me kandidatët e AAK për kryetarë të komunave në Konventën e parë. Kryeministri Haradinaj, tha se prej kandidatëve të AAK pret që  kur të marrin detyrat e tyre qeverisëse,  jo më pak se puna që bëhet në Qeveri. Ai tha se ka ardhur ora e AAK-së, s’ka më ankesa dhe s’ka më vend për t’u ankuar, por për me i zgjidhë ankesat dhe problemet  e qytetarëve. Sipas tij, tha se Peja është djepi i ekonomisë së Kosovës, dhe me qeverisjen e tij asnjë qytet nuk do të mbetet anash.

 

“Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juaj, si kryetar komunash. Ju dhe për mes jush edhe unë do t’i dëgjojmë hallet e secilit qytetarë, në secilën qoshe të Kosovës. Askush nuk duhet me mbetur i pa dëgjuar, nuk ka pikëllim më të madh për qytetarin për atë që jetojnë në skamje, për atë që është i papunë se sa mos t’i dëgjohet zëri i tij. Unë bashkë me ju, ndoshta nuk do të mund ti zgjidhim të gjitha problemet brenda një muaj, por ne do të punojmë që me i zgjidhur ato që janë më të rënda, më urgjent menjëherë”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për sundim të ligjit, për arsim dhe për ekonomi e që sipas tij duhet angazhim për përmirësim ose që të krahasohet me vendet e rajonit. Haradinaj, tha se buxheti i shtetit do të rritet çdo ditë, por jo duke rritë taksa, por duke rritë ekonominë. Kryeministri premtoi se do t’i rrisin pagat dhe investimet kapitale në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …