Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet e të vrarëve në Mynih të Gjermanisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet e të vrarëve në Mynih të Gjermanisë, duke thënë se terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri. Mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani. Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA riafirmon mbështetjen për Kosovën përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të premten Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), …