Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët e koalicionit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Theranda

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Theranda.

Haradinaj ka thënë se edhe pa mbështetjen e qeverisë, Suhareka është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. “Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat.

Haradinaj ka prezantuar Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj dhe Mensur Selimaj, kandidatë pët deputetë.

“Sot, pesë kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga Suhareka – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj dhe Mensur Selimaj – përfaqësojnë zotimin tonë për zhvillim të mëtejshëm. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit dhe ndërtimi i ngrohtores qendrore do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdxhiku, ka deklaruar se sa më të mëdha që janë tubimet e Vetëvendosjes aq më të larta bëhen piskamat e tyre përçarëse

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdxhiku, tha se sa më të mëdha që janë …