Ramush Haradinaj: Kam besuar që Albin Kurti do të ishte zgjidhje e duhur, por jam i zhgënjyer keq me qeverisjen e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ishte ndër të rrallët apo i vetmi që ka folur hapur se Kosova kishte nevojë për rotacion të pushtetit. Kam besuar që Albin Kurti dhe Vetëvendosja, do të ishin zgjidhje e duhur, por sot jam  i zhgënjyer deri në palcë me qeverisjen e tyre. Po si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri!?  Si e bllokuan ligjin e pagave, që nuk është tjetër pos hajni ordinere ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve, punëtorëve…”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se me ligjin e ri të pagave të miratuar nga qeveria e tij, të cilin e ka bllokuar Albin Kurti, një mjek specialist do ta kishte pagën bazë 1 200 euro, ndërsa sot e ka 703 euro. Qeveria Kurti, e ka dëmtuar secilin prej tyre nga 6 mijë e 45 euro për vit. Natyrisht pa e kalkuluar inflacionin vjetor prej 14 për qind, i cili do të duhej të ishte harmonizuar me rritjen vjetore të pagave. Ngjashëm është edhe më të gjitha kategoritë tjera të të punësuarve, një numër jo i vogël i të cilëve tashmë e kanë marrë rrugën e mërgimit”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …