AKP

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SHITJEVE SHAL 56

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 56 përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje. Për 15 asete sa ishin në shitje përmes kësaj shitje me likuidim gjithsej u pranuan 25 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 618,367 mijë €uro. Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. Poashtu është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonies për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë. Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 14:20 dhe është mbajtur në Sallën e Hotelit Grand Prishtina, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në linkun: https://www.pak-ks.org/desk/inc/media/C440A55E-6677-4597-B7E7-B13C61C901F2.pdf.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …