Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Suedi ku është takuar me mërgatën tonë që vepron dhe jeton në këtë shtet. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e diasporës ai theksoi se kontributi i diasporës shqiptare nëpër Evropë ka qenë i një rëndësie qenësore për të gjitha periudhat e lirisë dhe shtet formimit të Kosovës. Prandaj shteti i Kosovës duhet që të krijojë lehtësira për ta. Duke mos u ndarë asnjëherë nga trungu dhe duke ofruar gjithë fuqinë financiare dhe njerëzore, bashkëkombësit tanë në Evropë dhe në Amerikë, e ndihmuan Kosovën që të ngrihej në këmbët e veta. Prandaj shteti i Kosovës, tash duhet të ketë një qasje tjetër ndaj qytetarëve të vet që jetojnë nëpër botë. Duhet t’iu krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme afaristët shqiptarë nëpër botë, që ata të investojnë në Kosovë, duhet t’i krijojë kushte dhe klimë tjetër, që ata të ndihen mirë sa herë që vijnë në atdheun e tyre, e jot ë përballen me njëmijë procedura, thua që janë shtetas kinezë e jo shtetas të Kosovës. Kosova është atdheu i tyre, dhe ata duhet t’i gëzojnë gjithë të mirat e tij, ka shkruar në mes tjerash lideri I AAK, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …