Ramush Haradinaj kritikoi Qeverinë-Kurti e cila me miopinë politike fuqizoi Serbinë dhe dobësoi pozicionin e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për politikat e tij në veri të Kosovës, duke theksuar se veprimet e tij të  njëanshme dhe mungesa e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës. Ai e akuzoi Kurtin për ndjekjen e politikave të “shou-bizit”, të cilat, kanë fuqizuar Serbinë dhe kanë dobësuar marrëdhëniet strategjike të Kosovës me aleatët e saj. Veprimet e Kurtit kanë inkurajuar presidentin serb, Vuçiq të ndërmarrë veprime kërcënuese, në Banjskë. Ramush Haradinaj, ka akuzuar Vetëvendosjen për bashkëpunim me kryekriminelin serb, Milan Radojçiq, duke përmendur bisedat e kryetares së Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, me Radojçiqin. Ai rikujtoi se gjatë kohës kur  ishte kryeministër, Radojçiq u largua nga Kosova dhe nuk guxonte të vepronte në veri të vendit. Radojçiq ndërtoi vilën e tij dhe zhvilloi biseda me zonjën Lila për vota, konkretisht për të mos përfshirë veteranët e UÇK-së në pagën minimale. Janë po ata që kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve në parlament dhe tani pretendojnë se kanë çliruar veriun, ka saktësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …