Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkatërrimtare për vendin. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Kryeministrit Kurti me aleatët ndërkombëtarë po dëmtojnë rëndë Kosovën. Ai vuri në dukje se, përpara se Kurti të synojë eliminimin e dinarit serb në Kosovë, kjo monedhë është tashmë e zëvendësuar nga Euro. Haradinaj e cilësoi politikën e Kurtit si populiste dhe me rrezik të lartë, duke theksuar se ajo mund të kërcënojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s që operojnë në Kosovë, duke e quajtur një sabotim dhe përpjekje për zhbërjen e shtetit. Kurti është duke përmbushur një agjendë të Serbisë, duke përmendur ngjarjen tragjike në kafenenë Panda të Pejës ku u vranë të rinj serbë. Ai ngriti dyshime mbi faktin se Kurti, i cili është liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Vojislav Koštunica, mund të jetë duke përmbushur detyrime të caktuara ndaj Serbisë. Megjithatë Kosova ka zot shtëpie dhe se asnjë qeveri nuk mund ta kthejë mbrapa.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …