Ramush Haradinaj kujton Tush Krasniqin: Atë lirinë e pa si ideal dhe e mbrojti me armë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Tush Krasniqit nga fshati Nepole i Pejës, të cilin e ka përshkruar si njeri me vlera të larta dhe atdhetar të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Haradinaj ka shkruar se Krasniqi e kishte shprehur përkushtimin e tij ndaj lirisë edhe përmes këngëve kushtuar heronjve të luftës çlirimtare, ndërsa më pas ishte rreshtuar edhe vetë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Haradinajt, Tush Krasniqi iu bashkua UÇK-së së bashku me vëllain e tij Kolën dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë nga Nepolja, duke u bërë pjesë e rezistencës për çlirimin e vendit. “Lirinë nuk e shihte vetëm si ideal. Me zërin e tij mbajti gjallë frymën liridashëse, duke u kënduar heronjve të luftës çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj. Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër Tush Krasniqin, duke përfunduar me mesazhin: “I përhershëm kujtimi për të!”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN mban përgjegjësi për partnerët qeverisës që glorifikojnë Mlladiqin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar ashpër partnerin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, …