Rufki Suma: 29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Më 29 gusht, Hani i Elezit përkujton 15 dëshmorët e komunës, të cilët ranë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Në këtë ditë përkujtimore ka reaguar edhe ish-komandanti i Brigadës 164 “Gafurr Loku”, Rufki Suma, i cili ka nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e tyre në luftën për liri. Suma ka rikujtuar se më 29 gusht 1999, në Puset e Nikës, u bë rivarrimi i dëshmorëve të rënë gjatë luftës, ndërsa kjo datë që nga ajo kohë shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit. Sipas tij, 15 dëshmorët e kësaj komune ranë në kohë dhe fronte të ndryshme, në luftën për lirinë e trojeve shqiptare dhe një të ardhme më të mirë. “Sakrifica e tyre është pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Suma, duke theksuar se emrat e dëshmorëve do të mbeten përgjithmonë të skalitur në kujtesën e Hanit të Elezit dhe të shqiptarëve. Ai ka përfunduar me nderime për dëshmorët e kombit dhe respekt për të gjithë luftëtarët e lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN mban përgjegjësi për partnerët qeverisës që glorifikojnë Mlladiqin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar ashpër partnerin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, …