Haradinaj: Martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë

Ramush Haradinaj: Martirët e masakrës së Lybeniqit u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë

Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të rënët e kësaj masakre u bënë bazament i lirisë së popullit. “Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …