Ramush Haradinaj mbështet protestën e shoqërisë civile: Na kujton detyrën tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e organizatave të shoqërisë civile që sot bllokuan hyrjen zyrtare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar zhbllokimin e krizës politike. Haradinaj tha se protesta përfaqëson një shqetësim real të qytetarëve dhe vlerësoi rolin e shoqërisë civile në ruajtjen e vigjilencës demokratike. “Besoj që paraqesin një shqetësim që ekziston në shoqërinë tonë, është shqetësim real. Të gjithë kanë të drejtat, mundësitë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë e mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …