Ramush Haradinaj: Në Bruksel kam kërkuar po ashtu që Amerika të jetë pjesë e dialogut të Kosovës me Serbinë

Ramush Haradinaj: Në Bruksel kam kërkuar po ashtu që Amerika të jetë pjesë e dialogut të Kosovës me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar  në një konferencë për medie në Prishtinë, se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e BE-së dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtë në Bruksel. Mediet nga Brukseli kishin raportuar dse Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë- Serbi të përfshihen drejtpërdrejt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj tha se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave.  I kam treguar qëndrimet tona që është treguar një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj. Unë në kam kërkuar po ashtu që Amerika të jetë pjesë e dialogut të Kosovës  me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …