Ramush Haradinaj, në një tubim në Therandë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me BE-në dhe bisedimet me Serbinë

Ramush Haradinaj, në një tubim në Therandë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me BE-në dhe bisedimet me Serbinë

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, në një tubim në Suharekë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedimet me Serbinë. Për dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se ky proces duhet të përfundojë pa bërë kompromis në integritet dhe sovranitet të vendit. “Ne s’kemi çka me humbë më shumë sesa që kemi humbë në luftën e fundit, ne tani do të fitojmë. Pra nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të bëjmë kompromise. Do ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit me territor, me kufi, me atë që është. Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për të jetuar në paqe me Serbinë e rajonin, por duke e respektuar e mbrojtur atë që është e vetja. Dëshirojmë të jetojmë në paqe me Serbinë, dëshirojmë të jetojmë në paqe në rajonin tonë, duke u respektuar dhe duke e mbrojtur vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

9 personave të vetëquajtur viktima të UÇK-së dhe jo viktima të Millosheviqit, u pranohet statusi nga Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka marrë vendimin që edhe nëntë persona t’i …