Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Pasardhësit e Hugo Çavezit

Diskursi për politikën e vjetër apo të re është sa popullist po aq dhe revolucionar – tipik për të majtën ekstreme!
Diskursi i tillë u dëshmua shekuj më parë se është i gabuar dhe se ai shpejt e çmonton demokracinë.
Mbase ideatorët e sotëm të këtij diskursi janë të frymëzuar nga literatura revolucionare e së majtës të shekullit të kaluar dhe kanë mbetur aty. Ora u është ndalur në teoritë politike të viteve 1930 e tutje. Teori këto të cilat nxitën luftën e dytë botërore mbi maksimën NE dhe ATA.
Në politikat e së majtës moderne  socialdemokrate, ky diskurs moti është braktisur, ndërsa politikat e qëndrës a të djathtë ironizojnë me mendimet e tilla të tejkaluara moti.
Nuk ka politikë të vjetër apo të re. Ka mendim  të ri për mënyrën e qeverisjes apo për një çështje të caktuar e jo ndarje mbi maksimën ne jemi politika e re dhe ju jeni politika e vjetër.
Logjika nga ky diskurs revolucionar na çon tek ideja se kancelarja Gjermane Merkel pasi ka qeverisur gjatë me vendin i takon mendësisë së politikës së vjetër dhe duhet përmbysur për t’i krijuar hapësirën politikës së re të së majtës ekstreme. Nga mendimi i tillë mbi politikën, Joe Biden nuk do të duhej fare të garonte për president të SHBA-ve, pasi po i takojka politikës së vjetër.
Diskursi mbi ndarjen në politika e vjetër dhe e re ka elementin moralizues në politikë për t’i shërbyer mobilizimit të masës për përmbysje e revolucion. Ky diskurs konsiderohet si instrument i duhur për marrjen me çdo kusht të pushtetit,  karakteristikë kjo e njohur në politikë nga vitet 1930 në Evropën e së majtës ekstreme.
Cili ishte mendimi i ri në politikë në qeverisjen 100 ditëshe të këtyre ideatorëve politikë?
Mbizotërim i plotë i mendimit e veprimit politik që në emër të çkapjes të kapet çdo gjë edhe pa respektu procedura.
Me këtë mendim të “ri” ishte karantinimi selektiv, apo edhe keqpërdorimet në luftimin e pandemisë.
Mos vallë mendim i ri qenka shkelja e kushtetutës apo edhe shumë e shumë shkelje tjera???
Mendim i ri në politikë na qenkan sharjet, linçimet e atakimet për të gjithë ata të cilët nuk mendojnë si NE por si ATA.
Në raport me politikat me ndërkombëtarët ka një diskurs i konsideruar si i “ri” dhe i cili dallon me të “vjetrin”. U  ftohën marrëdhëniet me SHBA-në.
Vërtet politika e mendimit të “ri” dhe atij të” vjetrit”, vetëm këtu dallon e në asnjë formë tjetër në këto 100 ditët e qeverisjes.
Konsideroj se ky diskurs i cili po tenton të lartësohet në kauzë populliste nuk paraqet asfarë mendimi të ri në politikë, madje mund të konsiderohet se është mendësia politike më e vjetra.
Sot, vendit tonë në politikat e brendshme i duhet qartësim në vendosje të kufirit ndarës se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, dhe jo teoritë revolucionare të të menduarit politik.
Vjosa dhe Albin
Disa nga liderët e çmontojnë demokracinë shpejt e shpejt, sikur u veprua ta zëmë në Gjermaninë e vitit 1933, duke ia vënë flakën Rajshtagut.
Por më shpesh demokracitë gërryhen ngadalë.
Modeli i Venezuelës është shembulli (jo i vetëm).
Hugo Çavez erdhi në pushtet duke u ngritur kundër kastës së elitës së korruptuar qeveritare, me premtimin e ndërtimit të një demokracie autentike,që do të përdorte pasurinë e vendit për të varfërit.
Në vitin 2006, po ky regjim i çavistëve, bëhet shtypës; kap mediat, gjykatat, dëbon e burgos opozitën, etj.
Tek pas dy dekadave të Çavezit, Venezuela njihet si një regjim autoritar!
Përshtatur nga libri “Si vdesin demokracitë”.
Në Kosovë i kemi parë si tendencë apo edhe si diskurs të dy modelet, kur demokracia është e brishtë apo edhe e infektuar.
E majta mbase moralin e të bërit politikë e ka instrument të luftës për pushtet e jo për shtet!
Vjosa me Albinin këtë model të kuq po na ofrojnë si alternativë. Promovimin e tij në opinion po na e bën Rroni me Lulen dhe ca partizanë të rinjë!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …