Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari.
Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut.
Poashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së.
Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri.
I përjetshëm kujtimi për ta!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

25 vjet më parë, ishte hera e fundit që u pa i gjallë veprimtari, kryengritësi, …