Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka bërë një rrëfim të ndjeshëm duke kujtuar momentet me Ilazin. Ai ka ndarë se në shenjë mirënjohje për të rënët, ai shkon gati çdo ditë në orët e vona të natës tek varret e shokëve të rënë për lirinë që Kosova e gëzon sot. Lushtaku ka theksuar se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind. Ai ka theksuar se baballarët e tyre nuk e kanë menduar kurrë që Kosova do të ketë President, Kryeministër, Polici dhe Ushtri të Kosovës, dhe kjo përmbushje e ëndrrës së tyre i bën ata të ndihen të lumtur dhe të krenar. Për secilin pjesëtar të UÇK-së, për secilin shqiptar, unë mendoj se ideali i atyre burrave që kanë rënë është realizuar 95 për qind. Baballarët tanë nuk e kanë menduar kurrë që do të ketë kryetar të Kosovës, kryeministër, policë të Kosovës dhe Ushtri të Kosovës. Unë mendoj se familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës ndjejnë kënaqësi dhe krenari për arritjet e tyre, sepse gjaku i tyre nuk ka shkuar asnjëherë huq”, është shprehur, Sami  Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

25 vjet më parë, ishte hera e fundit që u pa i gjallë veprimtari, kryengritësi, …