Ramush Haradinaj: Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, vonesat janë të pajustifikueshme

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pritjes që u bëri udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Burim), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë) ka deklaruar se  pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme. Me konstituimin e organeve te Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Kryeministri Haradinaj tha se do ta ketë parasysh rrugën e lirisë të cilën e kaluan së bashku, prandaj do të jetë gjithnjë pranë tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata. Kryeministri Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …