Ramush Haradinaj: Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë

Ramush Haradinaj: Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet policinë me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. Në një postim, Haradinaj ka shkruar se kujton dhe nderon policët që kanë rënë në krye të detyrës. “Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Ajo me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …