Ramush Haradinaj pret në Gllogjan, Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Ramush Haradinaj pret në Gllogjan, Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në Gllogjan, Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se është krenar me FSK-në. “Pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore.  Në Gllogjan, me trimat që mbrojnë vendin dhe rendin kushtetues të tij, evokova kujtimet e ditëve të lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuam të rënët për liri. Krenar me Forcat e Sigurisë së Kosovës!  Faleminderit për shërbimin tuaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …