Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u bën thirrje, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit të qëndrojnë të fortë, pasi lufta për liri e shtet ende është duke vazhduar

Kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale i ka dënuar,  Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ai u ka bërë thirrje atyre që të qëndrojnë të fortë, duke thënë se lufta për liri e shtet ende është duke vazhduar. “Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë.  Stërgjyshi i Nasimit, Xhemajli i parë, ishte pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit. Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë. Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet. Nana Myzaqetja, vëllau Naimi, motrat Shqipja e Naimja, bashkëshortja Xhejlanja, e veçanërisht vëllai i vogël, Agroni që vuan nga një sëmundje e rëndë, e kuptojnë dhe e ndjejnë peshën e vendimit të sotëm, sepse nuk janë brezi i parë që përballohen me sfida të tilla, ka shkruar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …