Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike opozitare në vend, pa vënë asnjë kusht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se bashkimi  në koalicion me Nismën Socialdemokrate është një shembull se si të gjitha partitë opozitare mund të bashkohen për t’i ofruar vendit një program të mirë qeverisës. Po vijnë zgjedhjet, të rregullta janë në fund të vitit, por mund të vijnë edhe më të hershme në verë, ose dikur, ne dëshirojmë të japim nga vetja prova dhe shembuj se mund të bashkohemi të gjithë, t’i japim Kosovës një program qeverisës dhe ta ndryshojmë Qeverinë Kurti për shkak të humbjeve që ua shkakton qytetarëve të vendit në përgjithësi dhe rreziqeve të kësaj qeverisje për vitet që vijnë nëse vazhdojnë. Andaj  apelojmë të gjithë që të bashkohemi në këtë drejtim, ka saktësuar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …