Raporti konfidencial i KE-së: Zyrtarë të lartë europianë në shënjestër të sulmeve kibernetike

Një raport konfidencial i Komisionit Evropian ka zbuluar se zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të sofistikuara kibernetike, të cilat kishin për synim marrjen e kontrollit të llogarive të tyre në aplikacionet e komunikimit Signal dhe WhatsApp. Sipas dokumentit të hartuar nga Bordi Ndërinstitucional i Sigurisë Kibernetike, sulmuesit kanë përdorur metoda të njohura si “spearphishing”, përmes të cilave u janë dërguar objektivave mesazhe të personalizuara, të dizajnuara për t’i mashtruar dhe për t’i nxitur të japin të dhëna të ndjeshme ose të instalojnë programe të dëmshme në pajisjet e tyre. Raporti vë në dukje se operacionet kibernetike janë mbështetur edhe në teknika të inxhinierisë sociale, duke shfrytëzuar tema me ndjeshmëri të lartë politike dhe diplomatike. Mesazhet e dërguara te objektivat dyshohet se janë lidhur me çështje të tilla si sanksionet evropiane dhe deklaratat zyrtare, në mënyrë që komunikimet mashtruese të dukeshin sa më të besueshme. Zbulimi nënvizon rrezikun në rritje që përballojnë zyrtarët dhe institucionet evropiane nga operacionet e synuara kibernetike, veçanërisht përmes platformave të komunikimit që përdoren gjerësisht për shkëmbimin e informacionit të ndjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare

OVL UÇK, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të mos trajtohet thjesht si çështje e …