leoni

Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Rashiq: Qeveria nuk i ka votat tona për demarkacionin

Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar  Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie. Nenad Rashiq, deputet i Listës Serbe, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i demarkacionit. Ai ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurt se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit.“Nuk është e vërtetë kjo” ka sqaruar Rashiq duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …