Italia do të vazhdojë përkrahjen për bujqësinë e Kosovës

Italia do të vazhdojë te mbështesë bujqësinë e Kosovës në shumë dimensione. Kështu tha sot ambasadori i ri i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Italia ka dhënë për Kosovën për shumë vite në shumë sektorë, e në veçanti në bujqësi. Ai e informoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, duke e theksuar si sektor me prioritet për qeverinë e Kosovë. Në këtë drejtim, ai përmendi, investimet që ka bërë Qeveria në vitet e fundit e që kanë rezultuar me rritje të prodhimit vendor dhe hapjen e mijëra vendeve të punës në bujqësi.

Nga ana e tij ambasadori italian vlerësoi të arriturat në bujqësi dhe ritheksoi gatishmërinë e vendit të tij që ta përkrahë Kosovën në avancimin e shumë proceseve, në veçanti në sektorin e bujqësisë si më potencial në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …