Rasim Selmanaj: Është irrutuese për qytetarët përqarja e thellë politike që po shfaqet në Kosovë

Rasim Selmanaj: Përderisa partitë politike janë unitare për ushtrinë e Kosovës nuk mund të ketë pengesa për krijimin e saj

Kryesia e Kuvendit të hënën e ardhshme do ta caktojë datën e votimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së. Siç bëhet e ditur se ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti. Votimi në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës do të bëhet në seancën e 14 dhjetorit. Ndërsa deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj ka thënë që në gjysmën e parë të dhjetorit do të procedohen në Kuvendin e Kosovës ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. “Seanca ku do të procedohen tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri do të jetë në gjysmë e parë të dhjetorit. As nuk diskutohet se a do të kalojë ose jo, sepse të gjitha partitë janë unitare  t’i votojnë këto tri ligje”, ka thënë ai. Ndërsa i pyetur se nëse mund të dalë ndonjë pengesë për këtë proces, Selmanaj ka thënë që përderisa partitë politike janë unitare për ushtrinë e Kosovës nuk mund të ketë pengesa. “Nuk shoh asnjë rrezik për këtë çështje. Mund të ketë dallim për çështje të tjera, por jo sa i përket kësaj. Në këto rrethana kjo formë e transformimit të FSK-së është forma më e mirë”, ka thënë ndër të tjera deputeti i AAK-së

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …