Msc. Adem Lushaj: Lamtumirë, Rexhë Maksutaj!

Msc. Adem Lushaj: Lamtumirë, Rexhë Maksutaj!

(Me rastin e shkuarjes në amshim të veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, mësimdhenësit shumëvjeçar, veteranit të luftës, Rexhep Maksutaj)

Nuk është lehtë ti thuash ndokujt “lamtumirë përgjithmonë”. Është vështirë të përcjellësh dikë, që sdo shohësh kurrë më. Aq më vështirë të ndahesh nga dikush, që amgazhimin e tij jetësor, ia kushtoj vendin të vet, historisë dhe kulturës së popullit të tij. Është vështirë të thuash se cili ishte profesioni i të ndjerit Rexhep Maksutaj. Ishte mësimdhenës i anglishtes, historian, kërkues i dokeve dhe traditave, aktor apo regjisor, shkrimtar, aktivist i shoqërisë civile, etj. Ndoshta, Rexha i urtë, kishte të gjitha. Ishte shumë dimensional. Ndaj, mëdyshje për profesionin e vërtetë të tij, është e matyrshme, kur dihet veprimtaria shumëvjeçare e palodhshme e tij.

Rexhep Maksutaj ishte për vite mësimdhenës i Gjuhës angleze, gjë që pensionimi e gjeti si mësimdhenës në Isniq. Rexha ishte aktor në shfaqje të dramave, e më vonë edhe si autor dhe regjisor. Rexha ishte shkrimtar, ngase la pas vete libra të shkruara, ndër të cilat edhe “Isniqi nëpër shekuj”. Rexha ishte historian, ngase mësoj dhe la të shkruara gjurmët e historisë, sidomos për 12 fiset shqiptare. Rexha, edhe pse rëndonin vitet në supet e tij, ishte i pa ndalshëm në kërkim të folklorit, anekdotave, dokeve dhe zakoneve shqiptare, duke u krahasue me Anton Çettën. Këmbët e Rexhës, nuk ndaleshin së shkeluri çdo pëllëmbë toke shqiptare. Rexha, ndër të parët që kuptoj rolin pozitiv të organizatave të shoqërisë civile, ku ishte personi kyç te “Agimi Isniq”. Rexha, gjurmoj arkeologjinë si dëshmi të lashtësisë sonë……E çka nuk ishte Rexha me trup të vogël, e vepra të mëdha. Rexha shkoj krenar në botën e pa kthim, pasi që la shumë për këtë popull, për trojet shqiptare.

Rexha na iku, por na la thesar prapa. Të lumtë Rexhë, e Zoti të bekoftë në atë “dynja”!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …