RDK

RDK: 9 maji, për shqiptarët në përgjithësi asnjëherë nuk do të mund të trajtohet si datë e fitores dhe unitetit evropian

Rilindja Demokratike Kombëtare  në një kumtesë për opinion deklaron se “Dita e 9 majit është dita kur e tërë bota perëndimore feston ditën e Evropës, ditën e Unionit Evropian, dhe dita kur iu kishte dhënë  fundi ideologjisë fashiste që pothuajse e kishte kapluar kontinentin më të vjetër në tërësi. Edhe pse kjo ditë në të kaluarën është festuar si një ditë fitoreje dhe unitetit edhe në Maqedoni, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vitin e kaluar, por edhe për shumë vite që do të pasojnë në çdo 9 maj të vitit. Në momentin kur të gjithë ne po përgatitnim për të festuar këtë datë, në orët e mëngjesit të 9 majit të vitit 2015 ndodhën ngjarjet e Kumanovës që do të ngelin në memorien e gjithë shqiptarëve për një periudhë të gjatë kohore.

Duke qenë të vetëdijshëm se ngjarjet e Kumanovës patën potencial të nxisin një konflikt të ri ndëretnik në vend, duhet patjetër e vërteta e këtij konflikti të zbardhet deri në fund. Për hirë të të vrarëve, të së vërtetës, si dhe gjith aktorëve direkt dhe indirekt që akuzohen me të drejtë ose pa të drejtë, Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që sa më shpejt që është e mundëshme të zbardhet e vërteta për ngjarjet e Kumanovës. E vërteta patjetër duhet të del në shesh me të vetmin qëllim që aktorët e vërtetë të involvuar të japin llogari para drejtësisë, me qëllim që kurrë mos të na përsëriten raste të kësaj natyre. Në të kundërtën, për vendin dhe për shqiptarët në përgjithësi 9 maji asnjëherë nuk do të mund të trajtohet si datë e fitores dhe unitetit evropian. Vetëm e vërteta dhe drejtësia sado pak do të mund të ndryshojë domethënien e 9 majit, për Maqedoninë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …