Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: Quo Vadis Albania

E di se kjo pyetje përdoret shpesh dhe si e tillë tingëllon pak si e mërzitshme, por duke ndjekur situatën aktuale në Shqipëri,  sidomos debatet mbi reformën në drejtësi — është e pamundur të mos bëhet pyetja se, “Ku po shkon Shqipëria”?  Sa për një perspektivë historike, fraza “Quo Vadis”, “Ku po Shkon?”, e ka rrënjën në traditën e krishterë, ku sipas kësaj tradite, ndërsa Shën Pjetri po largohej nga Roma për t’i ikur kryqëzimit të tij të sigurt, hasë në Jezu-Krishtin dhe Shën Pjetri e pyet atë: Quo Vadis Domine? Jezusi sipas kësaj tradite i përgjigjet atij: “Po shkoj në Romë për t’u kryqëzuar edhe njëherë.”

Fatkeqësisht, duket se politika aktuale në Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e saj, po e çon Shqipërinë drejtë një kryqëzimi tjetër, drejtë një humnere të pafund dhe të pa-parashikueshme për të ardhmen e saj si shtet dhe si komb. Rasti i (mos)reformës në drejtësi e bën njeriun tepër pesimist në lidhje me të ardhmen e vendit, si përfundim i grindjeve dhe mosmarrvehsjeve të vazhdueshme politike, dhe e bën pothuaj të pamundur përgjigjen ndaj pyetjes, se në ç’drejtim po shkon Shqipëria?  Reforma në drejtësi ka qenë dhe është një kërkesë e vendeve perëndimore, por e cila, sipas një sondazhi të kohëve të fundit kërkohet gjithashtu edhe nga 91% e shqiptarëve, si diçka e doemosdoshme dhe e nevojshme për mbarvajtjen politike dhe ekonomike të vendit. Në çdo vend tjetër demokratik, kur shumica dërmuese e popullit është në favor të një mase dhe kur me një përqindje të tillë kërkon miratimin e një reforme siç është ajo në drejtësi, nuk duhej të kishte shumë debate për meritat e miratimit të një reforme të tillë të sistemit juridik dhe gjyësor, pa marrë parasyshë nëse kërkohet nga ndërkombëtarët ose jo. Në fund të fundit, kjo është një kërkesë thelbësore nga vet populli shqiptar dhe përfaqsuesit e tij politikë duhet t’i përgjigjen me miratimin e kësaj reforme nga të gjitha partitë politike!

Përfaqësuesit perëndimorë në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe Përfaqsuesja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin paraqitën këtë javë versionin përfundimtar të ekpertëve amerikanë dhe europianë për reformën në drejtësi.  Dy përfaqsuesit perëndimorë u angazhuan se ata nuk do të lejojnë që reforma në drejtësi të dështojë.   E vërteta është se, sidomos Ambasadori Lu është angazhuar fuqimisht dhe personalisht duke venë madje edhe prestigjin e Shteteve të Bashkuara — si mike e Shqipërisë dhe shqiptarëve — prapa kësaj nisme madhore për Shqipërinë.  Duke ndjekur debatet dhe reagimet e kohëve të fundit, sidomos të dy partive kryesore në lidhje me këtë iniciativë, fatkeqsisht ndihem pesimist dhe dyshoj nëse përfaqsuesit perëndimorë e dinë se me kë kanë të bëjnë dhe se sa i përzier është lëmshi i politikës shqiptare.

Reforma në drejtësi në Shqipëri është e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo për Shtetet e Bashkuara dhe për Bashkimin Europian. Si e tillë ajo duhet të jetë përparësi e klasës politike shqiptare dhe jo e diplomatëve të huaj. Por, ja ku ka ardhur situata aktuale.  Nevojitet ndërmjetësia e miqve sepse shqiptarët nuk merren vesh me njëri tjetrin për gjërat më themelore dhe të një interesi jetik për një shoqëri moderne.  Nevojitet ndërmjetësia ndërkombëtare, për t’u thanë udhëheqsve shqiptarë: mjaft, pushoni pushkët burra e të shuhet zjarri se ne jemi ndërmjetës.  Në rregull, por, nëqoftse se edhe kësaj rradhe, ashtu si edhe me raste të tjera    të përpjekjeve ndërkombëtare për të zgjidhur mosmarrveshjet e ndryshme politike shqiptare në të kaluarën, nuk “shuhet” pushka dhe hidhet poshtë fjala dhe përpjekjet e ndërmjetsve miqë. Duke marrë para syshë seriozitetin me të cilin e kanë marrë reformën në drejtësinë shqiptare ndërkombtarët — sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës — me mos miratimin e reformës, klasa politike shqiptare pikëspari do të koritë veten, jo vetëm para 91% e shqiptarëve të cilët e shohin si tepër të nevojshme një reformë të tillë, por njëkohsisht do të zhgnjejë ndoshta në mënyrë të pareparueshme ndërmjetsit ndërkombëtarë dhe miqët e shqiptarëve — Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Europian– dhe ka mundësi të afektojë negativisht marrëdhënjet afat-shkurtëra dhe afat-gjata me mbështetsit historik të kombit shqiptar. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu shprehu seriozitetin e vendit të tij në lidhje me miratimin e kësaj reforme, por tërthorazi paralajmëroi edhe pasojat që mund të ketë mos aprovimi i reformës, kur theksoi se udhëheqsit më të lartë perëndimorë i kanë kërkuar Shqipërisë miratimin e reformave në drejtësi.  “Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë”, potencoi kryediplomati amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Por a e kupton paria e Tiranës rëndësinë e kësaj reforme dhe udhëkryqin në të cilin e ka vendosur vendin e tyre?  Klasa politike shqiptare pretendon se është pro-amerikane, pro-perëndimore dhe të pakën — sa për sy e faqe, për 25 vjetë tani — shprehet se është serioze dhe e do Shqipërinë të bëhet pjesë e organizmave të botës perëndimore, ndërsa njëkohsisht duket se politikanëve shqiptarë nuk u pëlqejnë rregullat dhe kërkesat e klubit perëndimor, siç është ndër të tjera, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.  Për më tepër, me veprimet e saja politike dhe ekonomike, klasa politike e Tiranës, po tregon çdo ditë e më shumë se ajo në të vërtetë, Shqipërinë nuk e dëshiron në perëndim, ndërsa në heshtje ndjekë dhe vepron në bazë të sloganit të zbrazët të Ramiz Alisë se Shqipëria nuk është as në “përendim as në lindje” dhe me kufij “as të hapur as të mbyllur”, siç deklarojë kohët e fundit Ministri i jashtëm shqiptar.

Në të vërtetë, politikanët shqiptarë e kanë më kollaj të ndjekin dhe të forcojnë politikat e tyre me vendet e lindjes, pasi ato nuk kërkojnë asnjë kusht për marrëdhënje të tilla, pasi janë të zhytur vet në korrupsion dhe padrejtësi.  Autokratët, si Putini, Erdogani, kinezët, sllavët dhe të tjerë si këta nuk kërkojnë prej politikanëve shqiptarë as reforma në drejtësi, as luftë kundër korrupsionit, përkundrazi sa më të korruptuar aq më mirë dhe më të forta do të jenë marrëdhënjet midis tyre. Por a është kjo në interesin afatgjatë për kombin shqiptarë?  Kjo është një pyetje që vetëm udhëheqsit aktual shqiptarë mund t’i përgjigjen. Ka ardhur koha që “shapi të ndahet nga sheqeri”.  Ka ardhur koha që politika zyrtare e Tiranës – pozitë dhe opozitë – “të pushojë armët” dhe t’i përgjigjet më në fund pyetjes: “Quo vadis Albania?”, ku po e çojnë Shqipërinë. Ky është momenti, tashti është koha që me debatet dhe diskutimet e mirëfillta në, “log të kuvendit” si dikurë të parët tanë – të miratohet reforma në drejtësi dhe si burra të fjalës e të besës, t’i tregoni pikëspari kombit shqiptar por edhe miqëve të ngushtë historikë të shqiptarëve, se ç’rrugë do të marrë më në fund Shqipëria?  Leni fjalët dhe hapni rrugën!  Shpresojmë se ende ka burra Shqipëria që janë të vetdijshëm të momentit historik në të cilin jetojnë dhe qeverisin, ashtuqë timonin e të ardhmes së kombit shqiptar t’a drejtojnë njëherë e mirë në rrugën e mbarë duke miratuar reformën në drejtësi!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …