Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Ministri Hyseni: Serbët të pajisen me pasaporta biometrike

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni u ka bërë thirrje serbëve që të pajisen me pasaportat biometrike të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për udhëtim në vendet e Shengenit. Ai ka thënë se regjimi i udhëtimit pa viza vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë një pasaportë biometrike. “Nuk ka asnjë pengesë teknike apo politike që qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, të pajisen me pasaporta biometrike. Ata duhet të pajisen me pasaporta biometrike të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri, Hyseni. Ditë më parë, komisionari evropian për çështje të brendshme, migracion dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos kishte qartësuar se BE do të pranojë vetëm pasaportat biometrike të Kosovës dhe jo ato të lëshuara nga Beogradi.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …