RDK bën homazhe në Prekaz

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, në kuadër të
aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, kanë bërë nderime në Prekaz. Të rinjtë e
këtij subjekti të prirë nga Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, janë
pritur nga Rifat Jashari, ku përkujtuan sakrificën sublime të familjes Jashari.
Aktivistët e kësaj partie poashtu kanë bërë nderime edhe te varri i komandantit
legjendar, Adem Jashari, duke duke mos anashkaluar edhe vizitën shkollës në
Llaushë, e cila mban emrin e mësuesit “Halit Geci”.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …