Reagim i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës

Reagim i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës

 Apetitet megalomane të vendimmarrësve në INFRAKOS shkelën çdo arsyeshmëri urbanistike dhe morën guximin që të shkatërrojnë hapësirën gjelbëruese,  të vetmen në atë zonë, hapsirën afër stacionit hekurudhor në Prishtinë, ose hapësirën e vetme gjelbëruese përgjatë rrugës Tirana. Pavarësisht që ajo parcelë është në pronësi të ndërmarrjes që menagjon hekurudhat e Kosovës, askush nuk e ka të drejtën që , në emër të asnjëlloj interesi të marr vendime e të degradojë ambientin dhe të përmbysë kuptimin urbanistik të asaj zone sepse, shumë qartë, Plani Detal Urbanistik i lagjes Lakrishte e parasheh si hapsirë gjelbëruese. Dhe kështu, në kohën kur Prishtina ka nevojë më së shumti për disiplinim urbanistik, kreu i INFRAKOSIT, në vend që të mobilizohet për t’menagjuar mirë ndërmarrjen të cilën e ka sjellë në kollaps të përgjithshëm, keqpërdorë rrolin menagjerial të pronës dhe në disharmoni me Ligjin për Ndërtim dhe të gjitha planet rregullative , lejon persona të paidentifikuar për ne që të fillojnë punimet për ndërtimin e një objekti biznesor i çfarëdo lloji qoftë ai, dhe për këtë nuk jep asnjë sqarim zyrtar.

Masat që ka ndërmarrë inspekcioni komunal janë konform kompetencave që ka dhe, për këtë, administrata komunale është e obliguar që të marr masa shtesë dhe të kërkojë nga qeveria e Kosovës që të ndërhyjë dhe të detyrojë INFRAKOSIN që të anulojë çdo lloj procedure që ka ushtruar, më herët,  lidhur me atë pronë sepse, fundi i fundit, kjo ndërmarrje menagjohet nga qeveria e Kosovës dhe , ky nivel shtetëror, duhet të ndërhyjë me urgjencë para se të papërgjegjshmit të bëjnë punën e tyre të pist.

Grupi i këshilltarëve të LDK-ës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës fare nuk pajtohet se, edhe më tutje, në skenën ndërtimore në Prishtinë po operojnë grupet e interesit , rë cilat, pos interest të ngushtë, nuk njohin asnjë përgjegjësi ligjore dhe vazhdojnë presionet  nga më të ndryshmet për rrënimin e vlerave urbanistike, gjë që, po rrezikojnë ligjërisht dhe praktikisht jetën  dhe mirëqenien qytetare. (Agim Gashi)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …