Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Që nga motet e largëta!…

Përballë qasjeve dhe përpjekjeve tona të pareshtura për liri dhe bashkim kombëtar, populli shqiptarë në gjirin e vet ka ngërthyer dy shtresa shoqërore,

 

Të parët; me karakter dhe vullnet të çeliktë, të gatshëm për të dhënë gjithçka në shërbim të atdheut!, të cilët përherë kanë përbërë shumicën dërmuese të popullit tonë, dhe

 

Të dytët; me karakter të paqëndrueshëm, të gatshëm për të dhënë gjithçka në shërbim

të pushtuesve!, fatmirësisht këta përherë kanë përbërë pakicën e shoqërisë sonë.

 

Përderisa, të parët kanë mbajtur gjallë shpresat për liri e bashkim kombëtar të popullit tonë, të dytët me veprimet e tyre të dëmshme dhe kundër atdheut, përherë kanë vrarë këto shpresa.

Sido qoftë, grupimi i të parëve lidhet me flijim e sakrifica për atdhe deri në sublimim, me heroizma të paparë si Oso Kuka, Ferri, Vokshi, Curri e deri tek Adem Jashari e qindra Dëshmorë tjerë. Kategoria e të syrgjynosurve si Abdyl Frashri, Boletini etj. të arrestuar e burgosur si Demaçi, Fazli Greiqevci, Ukshin Hoti e qindra të tjerë, të burgosur, arratisur e përndjekur nga pushtuesi- thjeshtë ata ishin dalzotës të atdheut tonë të zhuritur për liri.

       –    Grupimin e dytë e përbënin çaushë e zabitë, kmet e posllanik, xhandar e poreznik, milic e sudi, kusarë e dilenxhi, rekrutues të UDB-së e kokëshkretë, deri tek hierarkia e ish udhëheqëseve të ish komiteteve krahinor e federale Jugosllave!…me pak fjalë të gjithë këta gjakprishur me shërbimet e tyre, kanë zgjatur jetën e pushtuesit, duke ia lehtësuar atij mekanizmin e sundimit- njëkohësisht, duke vrarë në një mënyrë apo tjetër shpresat dhe përditshmërinë e shqiptarëve të robëruar të cilët ishin të shtrënguar që me gjakun e tyre liridashës të paguajnë haraçin e robërisë nga njëra anë, dhe tagrin e kokëshkretëve shqiptarë nga ana tjetër!…

Për pasojë, shqiptarët, asnjëherë nuk e kishin mundësinë që ta vënin në peshojë barrën e përgjegjësisë së vrasësve të shpresave të atdheut, për shkakun e thjeshtë, se në tokat tona një pushtues ikte, dhe një tjetër vinte, kështu që pushtuesit shfrytëzonin shërbëtorët e ri- pasues të shërbëtorë të vjetër në vazhdimësi, fatkeqësisht deri tek ditët e sotme, Përçudnisht, ne kemi dëgjua nëpër kohë, kur lavdërohet Hamzai, Esad Pasha, ish titistët  e caktuar e deri tek Bllaca i ditëve të sotme!…

Është për t’u veçuar se gjeneratat e tëra të përvuajtur-ish, liridashëse të tërë, nuk kanë kërkuar as edhe një herë llogari brenda kombit të vet!, as e kanë qëllim që të kërkojnë- jo, ata  duan drejtësi dhe një shoqëri ku secili do të ndihet përgjegjës për veprimet e veta- qofshin ato të tanishme, apo të shkuara, kërkesë kjo që do të shkonte deri në atë shkallë sa t’i vrasi ndërgjegjja ish të pandërgjegjshmit! Mendoj se, përderisa ish shërbyesit e pushtuesit nuk e kuptojnë këtë, pra nuk janë të sinqertë me vet-veten e tyre në rend të parë, pastaj, jo se jo me të përvuajtur e popullit tanë, që megjithatë nuk u zmbrapsen kurrë nga rruga dhe misioni i tyre me moton: Liria mbi të gjitha!

Pa keqardhje, por bëmat e kohëve të liga, sikur i kanë bërë zap gjërat nga rrafshi i vet, duke thelluar hendekun moral në rend të parë, për moralvrarët, natyrisht e ëmbël dje, por e hidhur sot!, një krahasim po kaq banal sot: kur njëra palë i mbante armët në brez, me leje dhe në shërbim të pushtuesit- tjetra i mbante ato me leje të Bajram Currit e kundër pushtuesit. Në shtëpitë e njërës palë, sejmen e milicë, hanin e pinin- kurse në shtëpitë e palës tjetër; kontrollonin, demolonin, arrestonin, keqtrajtonin pafundësisht atdhedashësit tanë. Me njërën palë pushtuesi ndante sofrën e bukës- me tjetrën shiheshin përmes grykës së pushkës. Njëra palë vdiste për atdhe, tjetra palë e vdiste atdheun. Njëra palë ndihmonte dhe strehonte ushtarët e lirisë, tjetra i denonconte dhe i luftonte ata. Njëra palë ishin mysafirë të përhershëm në postëkomandat e pushtuesit, për të spiunuar në dem të atdheut dhe bijve tanë- pala tjetër në këto postëkomanda keqtrajtoheshin deri në alivanosje, atyre u rridhte nga goja gjak, e megjithatë me sa zë që kishin thërrisnin: Atdheun nuk e jap!, prandaj me sjellje të tilla mospërfillëse, pa kritere etike, kombëtare dhe shoqërore nuk mund të zhvillojmë një shoqëri të lirë me një demokraci të mirëfilltë.

 Me përkushtim të madhe, për të gjithë të përvuajturit e kombit tonë të të gjitha kohërave, për të gjithë luftëtarët që kanë marrë pushkët e lirisë në dorë për ta mbrojtur e çliruar atdheun të cilët dhanë edhe jetën në shërbim të çështjes së pazgjidhur shqiptare- me të vetmen dëshirë dhe porosi: deri në realizimin e aspiratave tona kombëtare, mos pushoni!

Kujtimi dhe vepra juaj, gjithmonë qoftë e nderuar!

  1. 2. 2020

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …