Brickos

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Paqëndrueshmëritë politike dhe ekonomike, i kanë bërë shumë dëme Kosovës

Këto paqëndrueshmëri janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, për fat të keq Kosovës i kanë bërë dëme  materiale dhe politike. Rritja e ulët ekonomike mund të rrisë mundësinë e paqëndrueshmërisë politike, sepse Kosova është me një llojë të ekonomisë së vogël. Kryesisht importon më shumë mallra dhe shërbime sesa eksporton.

Politikë-bërësit në Kosovë, shkurtonin horizontet e politikë-bërësve që çojnë në politika makroekonomike nënoptimale afatshkurtra. Pastaj çuan gjithashtu në një ndryshim më të shpeshtë të politikave, duke krijuar paqëndrueshmëri dhe kështu, duke ndikuar negativisht në performancën makroekonomike. Makroekonomia është degë e ekonomisë që merret me performancën, sjelljen dhe vendimmarrjen ekonomike në tërësi.

Paqëndrueshmëria politike ka efekte negative në zhvillimin ekonomik për të paktën dy arsye. Së pari, ajo shqetëson aktivitetet e tregut dhe marrëdhëniet e punës, të cilat kanë një efekt të drejtpërdrejtë negativ në produktivitet. Së dyti, paqëndrueshmëria politike zvogëlon rritjen ekonomike sepse ndikon negativisht në investime. Përveç kësaj, paqëndrueshmërie politike pasur me shumë probleme të tjera, siq ishin grevat, protestat, etj. Të gjitha këto ndikuan në cilësinë e punës, rrëshqitjen e burimeve, rrëshqitjen e orarit të punës, koston e tepërt dhe shumë më tepër. Kjo mund të krijojë një imazh negativ në tregjet konkurruese globale.

Politikanët e Kosovës “fjalinë” kryesore e kishin integrimin e Kosovës në rrjedhat Euro-Atlantike, pastaj në BE dhe NATO. Të jemi të sigurt se as vetë nuk i kanë kushtuar vëmendje këtyre premtimeve, nuk përjashtohet mundësia që as vetë nuk i kanë kuptuar si duhet kushtet dhe kriteret për hyrje në ato instanca, nëse po, akoma më keq.

Kosova për t’u anëtarësuar në BE duhet plotësuar këto kritere: kontrollin mbi inflacionin, borxhin dhe deficitin publik, stabilitetin e kursit të këmbimit, dhe konverxhencën e normave të interesit. Pastaj kusht i domosdoshëm është, të ketë një ekonomi të tregut të lirë, një demokraci të qëndrueshme dhe sundim të ligjit etj. Asnjë nga këto kritere dhe kushte politikanët e Kosovës nuk i kanë përmbushur. E kanë sjellur Kosovën në një ekonomi të izoluar, e paaftë për një konkurencë tregu rajonalë,mos të flasim më gjërë në atë global. Të gjitha këto dështime ekonomike dhe politike ishin si pasojë e një udhëheqje jo rrallë edhe me vrazhdësi, e që ngjanin si një kabinë e vrazhdë në pyll që mezi mban shiun jashtë. Pastaj, Kosova përballet edhe me shumë vështirësi të tjera siç janë korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, e qka jo tjetër.

Qeveria paraprake të thuash totalisht dështoi në aspektin diplomatik ndaj Serbisë. Duhet theksuar tre sosh: mospranimi në UNESCO, mospranimi në Interpol, dhe ç’njohjet. Të gjitha këto ishin si angazhim mjaft i fuqishëm i diplomacisë serbe. Qeveria e Kosovës duke mos pasur asnjë alternativë tjetër, aplikon taksën 100% ndaj mallrave serbe. Në shikim të parë duket e mirë, por lindë pyetja pse tani e jo më herët.

Qeveria e tanishme po trashigon një taksë 100% kundër Serbisë, ajo parashikon për t’a hequr këtë taksë. Si alternativë tjetër është zotuar për reciprocitet ndajë Serbisë se si do shkojnë gjërat duhet pritur në kohë. Por, një gjë duhet të kihet parasysh taksa 100% më tepër e lë fajtore Prishtinën. Kurse reciprocitetin e ndajnë në mënyrë të barabartë Prishtina dhe Beogradi. Por, ç’ka në të vërtetë mund të nënkuptohet me reciprocitetin politikë. Në atë rast si Kosova ashtu edhe Serbia, do t’i përgjigjeshin njëra tjetrës në mënyrë të ngjashme, duke ju përgjigjur veprimeve të dëmshme në mënyrë reciproke.

Zbërthyer në zhargonin politikë dhe demokratik, asnjëra e as tjetra nuk pritet mirë. Në këto rrethana në shprehje do të vinte vetëdijësimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët do duhej që t’i reduktonte konsumet e prodhimeve serbe. Për këtë,nuk mund t’a fajësoi askush në Botë Kosovën. Unë personalisht me asnjë çmim nuk do ti merrja prodhimet serbe.

Lidhur me bojkotimin e mallrave serbe, unë do t’i përshkruaj në mënyrë kronologjike se si ka qenë mjaftë e sukseshme kjo metodë. Pas demonstratave të vitit 1981, në Kosovë ishte ngritur një vetëdije kombëtare e cila reflektoj me bojkotimin e mallrave serbe. Si ndodhi kjo? Fillimisht pas atyre demonstrstave populli hapin e parë e bëri duke mos blerë mallra serbe, unë mbajë mend kur gratë serbe të fshatit Bërnicë afër Prishtinës pa probleme i shitnin prodhimet e qumshtit afër tregut të gjelbërt. Por, më vonë ky prodhim i bojkotua nga shqiptarët. Ky bojkotim i prodhimeve serbe filloi të bojkotohët edhe në segmentet tjera. Në Kosovë dihët që ishte një numër mjaft i madhë i duhanpirësve, këta duhanpirës nuk blinin më pako cigare nga Serbia, por ju kthyen prodhimit vendor të cigareve nga Gjilani me pakot e njohura “Bozhur” dhe “Dunhill”. Me ç’rast kombinati i duhanit pason një rritje ekonomike si në tregun vendor ashtu dhe në atë global. Kur jemi te duhani është një kuriozitet, në ish Jugosllavi Kombinati duhanit në Nish ishte më zhvilluari, por pas bojkotimit nga shqiptarët pëson një humbje të rëndë. Ky Kombinat duke u munduar të këndellet lidhë kontratë të fshehtë me atë të Kumanovës i cili në atë kohë shiste pako cigare me emrin “Partner”, por me ndihmën e shqiptarëve në Kumanovës kjo kontratë e fshehtë zbulohet për rrjedhojë edhe ky mall bojkotohet. Pastaj fillojnë edhe bojkotimet tjera si në ushqim, veshmbathje, teknikë të bardhë etj. Kurse si rezultat Kosova në atë kohë përjetoi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në shumë segmente tjera. Për momentin e vetmja zgjidhje e qëndrueshme do të ishte vetëdijësimi i qytetarëve, ndaj mallrave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. …