Turqia

Recep Tayyip Erdogan thotë se “është hapur mundësia” e heqjes së sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se “është hapur mundësia” e heqjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani. “Shpresojmë që administrata e re e amerikane do të jetë në gjendje të heqë dorë nga sanksionet e njëanshme mbi Iranin… Deklaratat e fundit kanë hapur mundësinë për këtë,” tha Erdogan pas bisedimeve me homologun e tij iranian. Kryetari i Turqisë theksoi se marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit duhet të “riaktivizohet”. Rouhani, nga ana e tij, tha se heqja e sanksioneve ishte një “kërkesë ligjore dhe logjike” dhe shtoi se Irani do të kthehej në detyrimet e tij sipas marrëveshjes pas heqjes së sanksioneve të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …