leoni

Reçica; Do të angazhohem që të ndalet diskriminimi ndaj punëtorëve të viteve 90-ta

Largimi me dhunë nga puna, nga ish regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin kontributiv të merituar, për shkak të mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual.

Me reformën pensionale të hartuar në MPMS nën udhëheqjen e ministrit Skender Reçica, të gjithë këtyre pensionistëve do t’iu njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë.

Ministri Reçica ka thënë se do të angazhohet që të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë ti marrin pensionet kontributive meritore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …