Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Reduktimet e ashpra me energji elektrike ditëve të fundit i kanë çuar në këmbë kryetarët e disa komunave në Kosovë

Reduktimet e ashpra me energji elektrike ditëve të fundit i kanë çuar në këmbë kryetarët e disa komunave në Kosovë. Gjatë tërë ditës së martë komuna e Deçanit është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj, ka treguar se ka pasur raste kur komuna e tij me fshatrat përreth kanë mbetur deri në tridhjetë orë pa energji elektrike. Komuna e Deçanit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e tensionit të lartë të rrymës, që është punuar keq nga ana e KEDS-it. “Tek ne nuk bëhet fjalë për reduktime, por disa përsëritje të shpeshta, po flasim për tensionin e lartë që është punuar keq nga ana e KEDS-it dhe tash mbingarkesa që po krijohet në sezonin e dimrit kemi pëlcitje të këtyre kabllove që janë nëntokësore dhe po është procedurë e vështirë derisa po rehabilitohet. Kemi pasur rastin të mbesim deri në 40 orë pa rrymë, disa ditë përpara 30 e disa orë pa rrymë. Sot ka vazhduar gjatë tërë ditës, herë është lëshuar e herë është ndalur. Janë duke u munduar të bëjnë përmirësime”, ka treguar Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …